Mirë se erdhe në Xhaminë Altendorf

Shpresojmë që koha e juaj në këtë vend të jetë e frytshme dhe e begatshme. Ne jemi këtu për t'ju shërbyer dhe për të ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme. Mbetemi në dispozicion për të udhëzuar dhe për t'u përkujdesur për nevojat tuaja fetare. Faleminderit që jeni këtu dhe mirësevini përsëri në Xhamin Altendorf!

Kur'an

E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit

(et-Teubeh, 18).

Shërbimet tona

Mësim-besimi për të rritur dhe fëmijët

Njeriu mëson gjërat elementare në shtëpi, në rrugë dhe më pas në shkollë. Megjithatë, duke u përballur me kërkesa të mëdha nga anëtarët, ne, si udhëheqës, organizojmë mësim-besimin Islam në Xhaminë e Altendorfit.

Të ndihmojmë njëri-tjetrin

Xhamia vendi ku mblidhemi të gjithë dhe si institucion më i besueshëm shërben për të ndihmuar njëri-tjetrin në rast vdekje ose ndihma nevojtare.

Rreth Nesh

Xhamia Altendorf është një qendër e adhurimit dhe frymëzimit, e vendosur me kujdes në zemër të komunitetit tonë. Ndërtuar në 1992, xhamia përcjell një histori të pasur dhe një misi të përkushtuar ndaj vlerave islame.Xhamia përbën një pjesë thelbësore e trashëgimisë kulturore dhe fetare. Me një arkitekturë islame të bukur dhe një ambient qetësues, xhamia ofron një vend të përshtatshëm për lutje dhe refleksion. Vlerat tradicionale islame përpliten me angazhimin tonë për edukatë dhe kulturë.Misioni i Xhamisë Altendorf është të krijojë një mjedis të përkushtuar ndaj adhurimit dhe njohurive islame. Ne synojmë të ndihmojmë komunitetin tonë në zhvillimin e një bashkëjetese harmonike, duke mbështetur vlerat islame në çdo aspekt të jetës së përditshme.Jemi të hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të bashkohen me xhaminë tonë. Bashkohuni në udhën tonë drejt një komuniteti të përkushtuar dhe frymësuar nga vlerat islame në Xhaminë Altendorf. Ky është thirrja jonë për një bashkëjetesë të përbashkët në frymën e përkushtimit dhe tolerancës islame.

Fotoja

Festat Fetare

01Mars

Dita e parë e agjërimit të Ramazanit

26Mars

Mendohet të jetë Nata e Kadrit

30Mars

Dita e parë e Fitër Bajramit

05Qershor

Dita e Arafatit

06Qershor

Dita e parë e Kurban Bajramit

Fotoja